“Boll shumë na kanë rrejtë, e boll shumë na kanë vjedhë"

“Boll shumë na kanë rrejtë, e boll shumë na kanë vjedhë”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, në hapje të fushatës së pari falënderoi të gjithë që kanë ardhur në tubimin e parë hapës të fushatës zgjedhore, duke deklaruar se ai e di që nuk kanë ardhur vetëm për Lëvizjen dhe për atë, por për vetën dhe fëmijët e tyre.

Sipas Kurtit është momenti i fundit për të shpëtuar vendin nga politikanë të pangopur e paditur që na vodhën e varfëruan.

“E dini se me PAN-ikat që janë të akuzuar për korrupsion nuk ka as punë e as të ardhme, as zhvillim e as liri.”, ka deklaruar lideri i VV.

Ai deklaroi se disa po habiten me rritjen e VV, mirëpo rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë e as i shkurtër, prandaj nuk është befasi e qastit.

“Disa po dyshojnë kush do t’i fitojë zgjedhjet, neve nuk ka nevojiten sondazhet për të treguar se ka ardhur dita për Lëvizjen.”, ka deklaruar Kurti.

Për deklaratat se kanë ndryshuar e janë tjetërsuar, Kurti i cilësoi gabim, shkruan rtv21.tv.

“Kundërshtuam Ahtisaarin se dëshironim Mitrovicë të Bashkuar e Kosovë të pavarur. Kundërshtuam faljen e tokës kishave, kundërshtuam decentralizimin në baza etnike, kundërshtuam demarkacionin, asociacionin, korrupsionin pa ndryshuar asnjëherë qëllimet e parimet tona, pasi kurrë nuk e tradhtojmë kombin tonë të vuajtur.”, shtoi kandidati për kryeministër.

Ai theksoi se kundërshtuan Zajedncën, por nuk mund të bënin më shumë sesa të kundërshtonin në sheshe, parlament e studio televizive.

Kurti ceku se liderët shtetërorë premtuan punë e me mashtrimet e tyre larguan qinda mijëra qytetarë nga Kosova. U bënë multimilionerë në kurriz të qytetarit të varfër.

“Këtyre nuk iu besohet Qeveria e popullit. Kotë kërkojnë besim, besë nuk u zihet.”, shtoi Kurti.

Kurti beson se populli jonë i beson fjalëve të burrave e grave të ndershme, por kur kemi mashtrues që gënjejnë, nuk është faji i popullit.

“Boll shumë na kanë rrejtë, e boll shumë na kanë vjedhë. Erdhi dita e Vetëvendosjes Le të na shajnë, fyejnë e ofendojnë sa të duajnë, fitorja është e jona.”, tha Kurti.

Ai deklaroi se çdokush që ka diplomë, duhet të gjejë vend pune, e gjithashtu duhet të investojmë në edukim, duke ngjallur ekonominë që të rinjtë të punësohen./21Media