Prada zgjedh stilin para modës në shfaqjen në Milano

Prada zgjedh stilin para modës në shfaqjen në Milano

Disenjatorja Miuccia Prada, që konsiderohet pioniere e industrisë, në javën së modës në Milano prezantoi një linjë pranvere që ajo tha se ishte për “fuqinë e femrave para veshjeve” duke veshur modelet me fustane flladitëse dhe kostume me vija të mprehta.

Një triko e hirtë dhe një fund i bardhë i lehtë e hapën shfaqjen. Pati kthim të shkurtër në vitet ‘20 me fustane me shtresa dhe kostume me ngjyra të mbyllëta ose motive gjeometrike që kujtuan vitet ‘70, shkruan rtv21.tv

Një pallto e stolisur me qëndisje, fustane dhe funde të gjata e të ngushtë e paraqitën temën derisa në stoli u përfshin qaforet dhe vëthët.

Fustanet në përgjithësi ishin të çelët, thurjet shumëngjyrëshe erdhën si bluza me qafë dhe funde të ngushta. Palltot e zeza dhe butonat e bardhë ishin gati si të mësueseve. Fundet e lëkurës ishin të lidhur në bel dhe pjesë të brokadave u paraqitën në kostume.

Pantallonat ishin me këmbëza të gjera, të veshur me xhaketa me butona të bardhë.

Takat, sandalet, platformat, çizmet dhe këpucët e rrafshëta si dhe kapelat si boneta-shumëngjyrëshe, të arta ose me motive gjarpri –përfunduan dukjet me çanta dore Prada.

Java e modës në Milano është ngjarja e tretë në pasarelën e gjatë, që zgjatë një muaj për koleksionin pranverë-verë 2020 që filloi në New York dhe po ashtu, përfshin Londrën dhe Parisin./21Media