Fustane të stilit boho

Fustane të stilit boho

Martesa, parakalimi në altar, fustani i nuses, janë ëndrrat më të mëdha për pjesën më të madhe të vajzave. Madje shpeshherë, janë edhe më emocionuese se bashkëshorti me të cilin do ecësh në altar.

Një fustan bohemian do të ishte ideal për vajzat që nuk janë fanse të fustaneve të princeshave e të fryrë, pra zgjedhja e duhur do të ishte një fustan nusërie e stilit boho.

Shikoni më poshtë disa fustane ideale të nusërisë nga dantella delikate franceze./21Media