Vjollca duket shumë elegante

Vjollca duket shumë elegante

Këngëtarja e mirënjohur, Vjollca Haxhiu, është një ndër artistet më të kërkuara shqiptare, e cila me zërin e saj ka bërë për vete shumë fansa. 45-vjeçarja tash e një kohë është emër i njohur i skenës dhe me çdo paraqitje të saj rrëmben vëmendje.

Në disa imazhe të publikuara në Instagram, këngëtarja e mirënjohur shfaqet tejet elegante. E bien në sy format perfekte trupore të këngëtares, e cila edhe pse mbi të 40-tat, gëzon një fizik për tu duartrokitur, shkruan rtv21.tv

Ajo pranoi komente të shumta nga miket e saj, këngëtaret Shyhrete Behluli, Ganimete Abazi, Gili, Violeta Kajatazi, si dhe nga Luljeta, bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Mehdin Përgjeqaj.

Kujtojmë se “O sheqer” është projekti i fundit i saj që e ka sjellë në bashkëpunim me Medën. Projekti numëron mbi 9 milionë klikime./21Media