E gjithë vëmendja te Adelina

E gjithë vëmendja te Adelina

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Tahiri, mori gjithë vëmendjen e të pranishmëve në festën e datëlindjes së djalit të saj, Jonit. Ani pse Joni kishte ditëlindjen para dy jave, prindërit e vogëlushit i organizuan një festë madhështore, e realizuar në mënyrë perfekte deri në detajin e fundit.

Përveç se u përkujdes që gjithçka të duket perfekte, artistja e mirënjohur u mundua që edhe ajo të duket bukur. Me fustanin që ia theksoi linjat perfekte trupore, 27-vjeçarja mori vëmendjen e të pranishmëve, transmeton rtv21.tv

Në mesin e shumë të ftuarve, në një ambient mjaft të bukur, çifti dje festoi ditëlindjen e djalit. Përveç mysafirëve të shumtë, çifti mjaft i përfolur në publik ftoi edhe këngëtarë për të argëtuar të pranishmit në ditëlindjen e të birit./21Media