Eksperimenti që ndriçon rastet e ngacmimeve seksuale

Eksperimenti që ndriçon rastet e ngacmimeve seksuale

Qysh kur kampanja #MeToo u përhap në vitin 2017, me ndihmën e disa të famshmëve si Alyssa Milano, kompanitë kanë adresuar shqetësimet ose feminizmin në kampanjat e tyre.

Schweppes ka qenë e fundit që ka promovuar këtë kauzë dhe ka bashkëpunuar me një agjenci braziliane të reklamimit, Ogivly për të krijuar kampanjën e quajtur “Fustan për Respekt”, duke ndriçuar ngacmimet seksuale të femrave në Brazil. “Dress for Respect” është fustan i mençur, i dizejnuar me sensorë të fuqishëm, të cilët alarmojnë kur fustani preket. Ky fustan është dizejnuar që të tregojë ku dhe kur femrat që veshin fustanin preken.

Kompania ka realizuar një eksperiment në kuadër të kësaj kampanje. Brenda një nate 3 femra kanë veshur të njejtin fustan, dhe për 3 orë e 47 minuta ato janë prekur pa lejen e tyre, 157 herë, shkruan rtv21.tv

Ndiqeni videon për më shumë./21Media