Ndeshja në Mitrovicë nën masa të rrepta sigurie!

Ndeshja në Mitrovicë nën masa të rrepta sigurie!

Nesër prej orës 19.00 në stadiumin olimpik “Adem Jashari”, zhvillohet ndeshja e futbollit e grupmoshës deri 21 vjeç, ndërmjet Kosovës e Izraelit në kuadër të eliminatoreve evropiane të vitit 2019!

Momentalisht Kosova është në vendin e tretë, në grupin e pestë, me 6 pikë, me dy fitore të dy herat kundër Norvegjisë dhe me dy humbje me rezultat identik 0 me 1 nga Republika e Irlandës dhe Gjermania!

Vendi i dytë siguron kualifikimin, ndërsa në këtë muaj, saktësisht me 14 nëntor Kosova udhëton për në Baku për tu takuar me kombëtaren që zë vendin e fundit, me Azerbajxhanin!

Ndeshja në Mitrovicë do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa Federata paralajmëron se të gjithë tifozët, në çdo hyrje të stadiumit, do të hasin në kontroll rigoroz, në mënyrë që të arrihet shkalla më e lartë e sigurisë dhe ndalimi i gjësendeve apo mjeteve të ndaluara, të cilat shumë herë janë shkas i incidenteve!/21Media