Futboll: Tërhiqet shorti për edicionin e ri të Superligës

Ballkani nis mbrojtjen e titullit në udhëtim te Malisheva
Në Federatën e Futbollit të Kosovës, është tërhequr shorti për edicionin e ri të Superligës.
Në bazë të këtij shorti, në xhiron e parë do të zhvillohen këto takime:
Gjilani- Ferizaj, Malisheva- Ballkani, Drenica- Llapi, Trepça 89- Drita, Dukagjini- Prishtina. Edicioni 2022/23 i Superligës së Futbollit do të nis më 13 gusht.

Back to top button