Falënderim për Kosovën

Falënderim për Kosovën

Sot u zhvillua ndeshja e 1/16 së Kupës ndërmjet Prishtinës dhe Minatorit të Magurës (4:0).

Para ndeshjes, 3 përfaqësuesit e skuadrës nga Shqipëria, trajneri Artan Luzi, mesfushori Ardit Hila dhe portieri Eglant Haxho, duke shpalosur pano, kanë falënderuar Kosovën dhe “Plisat” për mbështetjen e madhe dhënë të prekurve nga tërmeti.

Shqipëria në mëngjesin e së martes është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Deri tani ka shkuar në 42 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, teksa raportohet për qindra të lënduar. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e rajonit, të cilat kanë ngushëlluar dhe mbështetur popullin shqiptar./21Media