"...nuk mund të pres të të shoh Mami"

“…nuk mund të pres të të shoh Mami”

Trupi i pajetë i futbollistit 24-vjeçar, Brendon Holder u gjet në shtëpinë e tij pasi kishte postuar një mesazh për miqtë dhe familjen e tij.

Trupi i futbollistit u gjet në shtëpinë e tij në perëndim të Uells-it pas publikimit të një mesazhi të përhapur në mediat sociale.

Holder ka postuar një mesazh në “Facebook” në orët e hershme të shtunës, përmes të cilit ai u kërkon falje të gjithëve, transmeton rtv21.tv.

“Më vjen keq për ata që i lëndova. Ju lutem mos mendoni se unë jam egoist. Unë nuk isha më i miri i djemve dhe i miqve. Kam dëshirë të iu shoh të gjithëve së shpejti … nuk mund të pres të të shoh Mami. Më vjen keq që të kam lënduar. Bye djema”, ishte mesazhi i tij i publikuar në llogarinë e tij “Facebook”.

Pak minuta më vonë, ai postoi një fotografi të nënës së tij me të si fëmijë.

Trupi i pajetë i Holder u gjet më vonë atë ditë.

Holder luajti për ekipin Carmarthen Stars, i cili anuloi dy ndeshje të planifikuara për fundjavën pas dëgjimit të vdekjes së tij.

Është konfirmuar se një hetim tani është hapur në vdekjen e Brendon Rudge, i cili ishte emri ligjor i Holder./21Media