Futbollisti kosovar nënshkruan me klubin e njohur

Futbollisti Vesel Demaku ka nënshkruar me klubin e Austria Vien

Futbollisti nga Drenasi, Vesel Demaku ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e futbollit Austria Vien.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e KF Feronikelit, e cila njofton se Demaku ka kaluar në të gjitha hallkat e grupmoshave duke u spikatur si njëri ndër talentet e ardhshëm në Evropë.

Ndryshe, Veseli është pjesë e Përfaqësuese së Austrisë në grupmoshat U17 dhe shihet si njëri ndër premtuesit e mëdhënjë. Ai është nga Abria e Drenasit dhe familja e tij është e lidhur ngusht me KF Feronikelin./21Media

Back to top button