Në Koren e Jugut rregullat janë rregulla

Në Koren e Jugut rregullat janë rregulla

Futbollisti i Tottenhamit, Son Heung-min i cili po kalon në një formë të shkëlqyer sivjet mund të përballet me një problem që pak kush e ka imagjinuar që mund t’i ndodhte.

Son duhet ta kryej ushtrinë në vendin e tij për dy vite dhe kjo ka bërë që klubi i Tottenhamit të shqetësohet për këtë gjë.

25 vjeçari duhet t’i kryej 21 muaj të shërbimit ushtarak përpara se t’i mbush 28 vjet.

Sipas kësaj i bije që Son duhet të nis shërbimin ushtarak, në korrik të vitit 2019./21Media