Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Futbollisti shqiptar, Sokol Cikalleshi është bërë baba për herë të dytë.
Cikalleshit i ka ardhur në jetë një djalë, të cilit i ka uruar jetë të shëndetshme.
Cikalleshi ka treguar se djalit ia kanë vendosur emrin Lion.
”Mir se erdhe djali im Lion. Qofsh i shendetshem dhe i hajrit”, ka shkruar Cikalleshi krahas fotografisë.

Cikalleshi është i martuar dhe krahas djalit ai ka edhe një vajzë të quajtur Rajna.

Ndërsa, përsa i përket karrierës së tij, Cikalleshi u thirr për herë të parë në Kombëtaren e Shqipërisë nga Gianni De Biasi dhe debutoi më 31 maj 2014 kundër Rumanisë. Që nga debutimi i tij ai ka qenë anëtar i rregullt i kombëtares./21Media

Back to top button