Futbollisti shqiptar dhuron shumë të madhe parash për Shqipërinë
2 Dhjetor 2019
Senzibilizimi me Shqipërinë
Senzibilizimi me Shqipërinë
Pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, nga i cili deri tani kanë vdekur 52 persona dhe u lënduan qindra të tjerë, qytetarë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare po mobilizohen për të ndihmuar Shqipërinë. Në mesin e atyre që shprehën gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Shqipërisë është edhe futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda, shkruan rtv21.tv.
Shumë institucione ndërkombëtare por edhe klube sportive të njohura ka shprehur mbështetjen e tyre për këtë tragjedi natyrore që përfshiu Shqipërinë më 26 nëntor.
Së fundmi edhe futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda, ka deklaruar se do të dhurojë 10 mijë paund për shqiptarët e prekur nga tërmeti. Grezda është futbollisti i talentuar shqiptar, që luan si mesfushor i avancuar për klubin skocez “Rangers”./21Media