Ajo është edhe anëtare e kombëtares së Kosovës U-19

Ajo është edhe anëtare e kombëtares së Kosovës U-19

Futbolli femëror në Kosovë është në hapat e parë të zhvillimit të tij dhe ende duhet të punohet për të krijuar kushte më të mira dhe për të synuar rezultate konkrete në nivel vendi dhe në nivel ndërkombëtar.

Një nga diamantet e futbollit femëror kosovar është Jehona Shala e cila u lind më 28.05.2001 në Prizren, ajo merret me futboll që gjashtë vjet por që dy vite është futbolliste në klubin e futbollit femëror KFF Liria nga Prizreni si dhe është anëtare e kombëtares së Kosovës U-19.

Ajo shquhet për driblimet, goditjet dhe shpërthimet e saj në mbrojtjet kundërshtare. Ngjashmëria e Jehonës me magjistarin brazilian Ronaldinho e bën këtë futbolliste edhe me të veçantë, ajo është fanse e skuadrës së madhe angleze Manchester United.

Jehona shpreson që së shpejti të depërtoj në arenën ndërkombëtare dhe ta jetësoj ëndrrën e saj për tu bërë një lojtare e famshme.