Susan aktive edhe në politikë

Susan aktive edhe në politikë

Aktorja amerikane, Susan Sarandon ka shokuar adhuruesit e saj, pasi është shfaqur me fytyrë të mavijosur.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale kanë marr vëmendjen e të gjithëve, ku përvec mavijosje, në fytyrë të Susan shihen edhe gunga të mëdha si pasojë e tronditjeve që ka pësuar ajo.

Susan ka treguar se ishte rrëzuar gjatë një grumbullimi të qytetarëve në New Hampshire.

Pakëz rrëshqitej, tronditje në tru, hundë të thyer dhe gju të dalë nga vendi. Kështu që, siç duket nuk do të mund t’i takoj njerëzit në New Hampshire, para së gjithash senatorin Bernie Sanders. Vërtet më vjen keq që do ta humb rastin”, ka shkruar aktorja.

Kujtojmë se vitin e kaluar Susan u arrestuara para Senatit në Washington gjatë protestës kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

Asokohe, qytetarët, në mesin e tyre edhe aktorja, ishin mbledhur për ta shprehur pakënaqësinë lidhur me politikat e presidentit ndaj imigrantëve./21Media