Plenkoviç: S’mund të ndryshohen rregullat në mes të lojës

Plenkoviç: S’mund të ndryshohen rregullat në mes të lojës

Për dallim nga Presidenti francez Emanuel Makron që kërkon reforma të procesit negociues, e më pas të jepet datë për nisje negociatash, ndryshe mendojnë liderët e vendeve të tjera anëtare.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, para se të nisë samiti i liderëve, tha se mund të debatohet për metodologjinë e procesit negociues por jo të ndryshohen rregullat tani.

“Nuk mundet që rregullat të ndryshohen në kohën ku po luhet ndeshja, nuk është fer. Metodologjia e re të cilën para së gjithash e sugjeron Franca, do t’i çojë shtetet në pozita të ndryshme, çfarë do të bënin nesër Serbia dhe Mali i Zi, ose çfarë do të bëjë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me metodologjinë e re, ose çfarë do të ndodhë më pas me Bosnjën dhe Kosovën. “Po” për debat, por “jo” ndryshim të rregullave gjatë procesit”, deklaroi Andrej Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë.

Plenkoviç është “pro” hapjes së negociatave me Maqedoninë e Shqipërinë, siç është edhe Kryeministri bullgar Bojko Borisov i cili tha i se do të ishte gabim historik nëse kësaj here Këshilli Evropian nuk ndan datë për nisje bisedimesh.

“Ne jemi shumë të qartë për këtë çështje. Është shumë e rëndësishme për Ballkanin, për rajonin dhe shumë e rëndësishme për marrëdhëniet ndër fqinjësore që si Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’u jepet perspektivë për Bashkimin Evropian. Në të kundërtën, gjithnjë kam folur se çfarë do të ndodhte në rajon, do të ishte gabim historik nëse nuk u jepet datë për nisje te negociatave. Ne kemi shumë pretendime ndaj tyre, sidomos Maqedonisë së Veriut por nuk do të mund t’i pengonim të fillojnë negociatat dhe më pas t’i zgjidhim kontestet, gjë për të cilën kemi folur tashmë disa herë në Sofje”, theksoi Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë.

Në mbështetje të rrugës eurointegruese të Shkupit dhe Tiranës kanë dalë edhe kryeministrat që janë pjesë e grupit të Vishegradit. Ata i kanë kërkuar kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk që të nxisë fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë kohës së Samitit të BE-së. Në letër, kryeministri i Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre nga mosarritja e një konsensusi për fillim të bisedimeve për anëtarësim të dy vendeve./21Media