Çka ndodhi në dy sezonat e para të serialit?

Çka ndodhi në dy sezonat e para të serialit?

Seriali shumë i ndjekur spanjoll, “La Casa de Papel” më 19 korrik të këtij viti nisë transmetimin e sezonit të tretë.

Dy sezonet e para të këtij seriali shfaqën një grup prej tetë personash që rekrutohen nga një profesor misterioz, me synimin për të bërë grabitjen më të madhe të të gjitha kohërave, vjedhjen e 2.4 miliardë eurove.

Episodet përcollën shumë emocione, por edhe disa gabime dhe mospërputhje, përcjell rtv21.tv.

Seriali është kritikuar për pak besueshmëri në disa ngjarje e situata. Ndërsa, sjellja e policisë nuk ka qenë në lartësinë e duhur, grabitësit duken të gjithë shumë të papërgatitur, përveç Berlinos, edhe pse është një skuadër e zgjedhur nga profesori.

Ja disa gabime të vëna re nga shikuesit në dy sezonet e para:

Kaligrafia: Në episodin e parë, profesori i çon të gjithë bashkëpunëtorët në vilën ku do të përgatiteshin për goditjen. Në studio, ka një dërrasë ku shkruhet “Bienvenidos”. Në ekranizimet e mëtejshme ndryshojnë disa detaje të fjalës. Kaligrafia është ndryshe, dallohet se në shumë pamje është shkruar në tjetër mënyrë.

Orari: Në episodin e parë të serialit ka një skenë ku telefoni i Alison Parker tregon orën 13:08 dhe në një tjetër që supozohet të jetë në të njëjtin momentin Berlino dhe të tjerët hyjnë në fabrikë ndërsa shënon ora 10:16.

Personi misterioz: Në episodin e dytë, Nairobi mbledh punonjësit në Zecca, duke i bërë të veshin tutën e kuqe. Por, në momentin kur transportojnë pengjet me duar në kokë shihet dikush në sfond i veshur krejt ndryshe.

Ngjyra e veshjeve: Kur Denver shtiret sikur vret Monica-n përpara miqve të tij dhe e fsheh në një dhomë sigurie, në një moment gruaja ka një veshje intime të bardhë, por disa episode më vonë veshja ndryshon ngjyrë dhe model.

Rikthimi i Tokyos: Tokyo mësyn në Zecca pa aprovimin e Profesorit, e veshur si police mbi një motor drejtohet për nga hyrja në sy të policëve dhe asnjë prej tyre nuk tenton ta ndalojë apo t’i qëllojë, duke marrë parasysh që forcat e rendit ishin pikërisht aty përpara.

Arratisja: Në fund të sezonit të dytë, policisë i shpëton një furgon i dyshuar që del nga strehimi i profesorit që më pas lëvizë i lirshëm edhe pse autoritet e dinin mirë adresën e tij, sepse ishte zbuluar më parë.

Traileri  i sezonit të tretë është publikuar më 3 qershor dhe tregon pjesën më të vështirë të rrugëtimit të tyre, mbijetesën./21Media