Nuk është e nevojshme t’i lani flokët pas palestrës apo stërvitjes

Nuk është e nevojshme t’i lani flokët pas palestrës apo stërvitjes

Nëse i lani flokët më shpesh se tre herë në jave ju rrezikoni të eliminoni vajin natyral të flokëve duke i lënë të thatë e pa jetë.

Këto janë gabimet që bëjmë kur lajmë flokët:

1) Zgjidhni produkte pa sulfur. Ky është pikërisht kimikati që shkakton reaksionin e shkumës, por që nuk bën asgjë më shumë sesa dëmton flokët tuaj.

2) Nuk është e nevojshme t’i lani flokët pas palestrës apo stërvitjes, pasi djersa nuk e bën flokun më të papastër. Ajo që duhet të bëni është të thani flokët me tharëse. Nëse thjesht nuk i duroni dot ashtu, lajini me ujë të ftohtë e të bollshëm pa përdorur shampo.

3) Mos i prekni flokët! Sa më shumë t’i prekni flokët aq më shumë do t’i yndyrosni.

4) Përdorni shampon të thatë. Ky produkt është tejet i nënvlerësuar, kur në fakt duhet të jetë një produkt thelbësor. Shampot e thata në trajtë pudre kanë aftësinë të largojnë yndyrën e tepërt nga flokët pa i dëmtuar ato.

5) Gabimet që bëjmë me shampon. Përpara se të aplikoni shampon në flokë, sigurohuni që të jenë të lagur. Për një shpërndarje sa më efikase duhet që shampon ta hidhni në dorë e më pas të shkumoni flokët.

6) Balsami duhet aplikuar vetëm në majat e flokëve dhe jo që në rrënjë.

7) Shpëlarjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë. Kjo gjë do të mbyllë poret duke mbajtur lagështinë brenda rrënjëve të flokëve dhe do të përshpejtojë qarkullimin e gjakut.