Në lyerjen e buzëve, vetullave... gratë gabojnë më së shumti gjatë grimit

Në lyerjen e buzëve, vetullave… gratë gabojnë më së shumti gjatë grimit

Duke tentuar gjithmonë për tu dukur bukur, ndonjëherë i bëjmë disa gabime të grimit.

Ngjyra e gabuar e sherkut– Sherku  ngjyrë shumë i mbyllët apo shumë i hapur në krahasim me nuancën tuaj të fytyrës, do të ju bëjë të dukeni më falso dhe aspak atraktive. Përdormi i tepruar i tij gjithashtu ju bënë të dukeni shumë e vjetër për shkak se ju mbyll poret dhe ju thekson vijat apo rrudhat tuaja.

Përdormimi i tepërt i maskarës- Maskara e tepruar ju bënë që të ju ngjiten qepallat tuaja me njëra tjetrën, duke krijuar një dukje aspak të mirë, veçanërisht nëse maskara ka qëndruar një kohë të gjatë.

Vetullat e errëta– Trend shumë aktual për momentin, inspiruar nga personalitetet e famshme janë vetullat e trasha, mirëpo tentimi për t’i krijuar ato me laps apo ndonjë produkt tjetër ju bënë të dukeni aspak natyral.

Lyerja  e tepruar e buzëve- një gjë e tillë nuk është aspak e preferuar nga artistët e grimit.

Nuk thuhet kot që sa më thjesht dhe natyrale, aq më bukur do të dukeni./21Media