Ja disa këshilla

Ja disa këshilla

A e qëroni hudhrën para se ta preni? A e shikoni ushqimin gjersa përgatitet? Shumica nga ju i bëni të njejtat gabime në kuzhinë. Ska asgjë të keqe, por kur i bëni këto gabime ia komplikoni vetes jetën.

1.I vendosni enët gabimisht në enëlarëse

Kur i vendosni enët në enëlarëse, i vendosni njërën pas tjetrës, por kjo nuk i lejon të gjitha pjatat të pastrohen mirë. Shkencëtarët zbuluan se cili është problemi dhe ofruan zgjidhje për këtë.

Duhet t’i vendosni enët në formë rrethi, sepse kjo është mënyra se si qarkullon uji. Vendosni në qendër pjatat në të cilat kishte ushqime me karbohidrate. Anash vendosni pjatat në të cilat kishte proteina (produktet e mishit). Kjo është metodë efektive dhe nuk do t’ju duhet t’i lani përsëri, transmeton rtv21.tv

2.E ngrohni ushqimin në mikrovalë gabimisht

Shumica nga ju e keni kuptuar që në mikrovalë, ushqimi dhe pjata anash ngrohen më shumë. Ndërsa, ushqimi i vendosur në qendër është i ftohtë, ani pse pjata është e ngrohtë. Kjo është arsyeja pse duhet ta vendosni ushqimin në formë të rrumbullakët, ta lini mesin bosh. Kështu, i gjithë ushqimi do të ngrohet.

3.I përdorni thikat e djathit gabimisht

Pothuajse çdo kuzhinë ka një thikë djathi, por shumë pak prej jush e dini qëllimin e vërtetë pse përdoret. Kjo thikë u krijua për ta prerë djathin në copëza të holla. Ju mund ta përdorni po ashtu për t’i prerë frutat dhe perimet me lëkurë elastike, si domatet dhe kumbullat e pjekura.

4.I thyeni vezët buzë enës

Nëse doni që të mos ju bien lëvozhgat e vezës në ushqim, mos i thyeni vezët buzë enës. Në vend të kësaj, thyeni ato në sipërfaqe.

5.I skuqni vezët gabimisht

Nëse doni që t’i përgatisni mirë vezët, ndiqni këtë rregull të thjeshtë. Fillimisht, skuqni të bardhën e vezës për një minutë, pastaj shtoni të verdhën e vezës përmbi. Kështu, do të keni rezultate më të mira. E bardha e vezës do të përgatitet më mirë sesa e verdha, andaj është shumë e shijshme./21Media