Arbnora mori propozimin për martesë

Arbnora mori propozimin për martesë

Futbollisti i njohur kosovar, Taulant Xhaka i propozoi martesë të fejuarës së tij, Arbnora Nuredinit.

Kosovari që luan për Baselin përmes një postimi në instagram, mbrëmë e bëri të ditur lajmin, teksa publikoi edhe imazhin, ku shihet duke i propozuar të fejuarës.

Mirëpo, gjatë propozimit të martesës, Xhaka bëri një gabim. Ai harroi që unazën ta kthente kah e fejuara, shkruan rtv21.tv

Në imazhin e publikuar, Taulanti shkroi “Mr&Mrs Xhaka💍♥️”. Ndërsa, Arbnora shihej mjaft e emocionuar teksa mori propozimin e martesës.

Kujtojmë që, Taulant Xhaka dhe Arbnora Nuredini janë fejuar në janar të vitit 2018./21Media