Ju ndihmojnë në luftën kundër kancerit

Ju ndihmojnë në luftën kundër kancerit

Thuajse të gjithëve iu ka ndodhur që teksa pastrojnë kungullin i hidhni edhe farat. Mirëpo diçka e tillë është e gabuar.

Një studim i shkencëtarëve spanjollë, ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit.

Një studim tjetër i shkencëtarëve gjermanë ka arritur në përfundimin se konsumimi për çdo ditë të farave të kungullit, ul me 23 për qind rrezikun ndaj kancerit të gjirit.

Më poshtë sjellim dhjetë arsye se pse duhet t’i konsumoni farat e kungullit:

– Janë të pasura me selen

– Janë të pasura me antioksidant

– Janë të pasura me hekur

– Janë të pasura me fosfor

– Janë të pasura me zink

– Kanë përmbajtje të mirë triptofani

– Janë të pasura me Omega 3

– Ndihmojnë në shëndetin e prostatës

– Parandalojnë formimin e cisteve

-Janë lehtësisht të tretshme dhe ndihmojnë për të shmangur luhatjet e glicemisë./21Media