Gala mbrëmje dedikuar familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri

Gala mbrëmja do të fillojë nga ora 20:00

Sonte në Gjilan do të mbahet gala mbrëmja “Pak nga Ne shumë për Ata 4“, dedikuar familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Kjo gala mbrëmje është organizuar nga komuna e Gjilanit dhe do të mbahet në njërin nga restorantet në këtë qytet, duke filluar nga ora 20:00.

Nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri kanë vdekur 52 persona, derisa rreth 900 të tjerë kanë pësuar lëndime.

Në mesin e viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Shqipëri, ishin edhe dy vëllezërit nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazi.

Back to top button