Galaxy Note8 do të ketë ekran 6.3 inç Infinity me dy kamera nga ana e pasme

Galaxy Note8 do të ketë ekran 6.3 inç Infinity me dy kamera nga ana e pasme

Deri më tash raportet e shumta njoftuan se Samsung Galaxy Note8 do të ketë sensor për skanimin e gishtërinjve, i cili është vendosur nën ekranin e xhamit.

Kompania njoftoi se modeli Galaxy S8 do të ketë sensor nga ana e pasme, pasi nuk ka arritur ta plasojë nën ekran. Duket se  prodhuesi jugkorean nuk do ta sjellë Galaxy Note8 me sensorin “under-glass”.

Problemi është i natyrës së sigurisë, thonë burime të paemëruara nga Samsung.

Prezantimi i tabletit Galaxy Note8 pritet kah fundi i gushtit dhe pajisja do të ketë ekran 6.3 inç Infinity me dy kamera nga ana e pasme.