Galaxy S9 dhe S9+ nuk do t'i shohim në panairin Consumer Electronics Show

Galaxy S9 dhe S9+ nuk do t’i shohim në panairin Consumer Electronics Show

Gjatë muajve të kaluar ka pasur informacione se gjenerata e ardhshme e serisë Galaxy S do të shfaqen më herët se sa ishte e zakonshme viteve të kaluara.

Më herët ishte thënë se modelet e reja Galaxy S9 dhe S9+ mund t’i shohim në panairin Consumer Electronics Show (CES) që do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm.

Samsung tash ka sqaruar gjërat, duke thënë se një gjë e tillë megjithatë nuk do të ndodhë.