GAP publikon hulumtimin “Lufta për Mëditje”

GAP: Mëditje përfitojnë edhe personat që nuk punojnë në institucione publike

Rreth 14.7 milionë euro janë shpenzimet e institucioneve të Kosovës për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë vendit në vitin 2018. Në vitin e kaluar, shpenzimet për mëditje ishin për 27 për qind apo 3.1 milionë euro më të larta se në vitin 2017. Kjo u vë në pah nga hulumtimi i Institutit GAP me temë “Lufta për mëditje: praktikat e institucioneve publike rreth udhëtimeve zyrtare”, në kuadër të Javës Kundër Korrupsion 2019./21Media

Back to top button