Ndeshjet zhvillohen në grupmoshën U20

Ndeshjet zhvillohen në grupmoshën U20

Sot është dita e fundit e garës së hendbollit IHF Trophy “Kosova 2018”, garë e cila u mbajt për herë të parë në Kosovë.

Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të garës në grupmoshën U20.

Këto janë takimet:

Takimi – Gjeorgjia vs Irlanda zhvillohet me fillim nga ora 11:00 në Palestrën “Pallati i Rinisë dhe Sporteve”
Takimi – Malta vs Britania e Madhe zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në Palestrën “Pallati i Rinisë dhe Sporteve”

Takimi – Kosova vs Moldavia zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në Palestrën “Pallati i Rinisë dhe Sporteve”

Ndërkaq, me fillim nga ora 19:30 në Palestrën “Pallati i Rinisë dhe Sporteve” takohen kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë. Është kjo ndeshja më e madhe në histori të kombëtares tonë. Kosova e Gjermania janë në grupin e parë të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2020.

Në këto gara Kosova ka shënuar vetëm fitore./21Media