Qëllimi i garës është kremtimi për rëndësinë e qepës

Qëllimi i garës është kremtimi për rëndësinë e qepës

Jo shumë persona do të preferonin të hanin qepën e pa zier apo të pa fërguar, këtë për shkak të shijes jo aq të mirë, por ndoshta edhe për shkak se ato djegin. Por, pikërisht këtë e përjetojnë anglezët cdo vit në Gloucestershire.

“Newent Onion Fayre”, është festivali vjetor dedikuar rëndësisë së qepës, që u mbajt në këtë vend për të 24-tin vit me radhë, e pjesë e të cilit ishte edhe gara me ngrënie të qepëve sa më shpejtë që ishte e mundur, shkruan rtv21.tv

Në garë morën pjesë gra e burra, secili prej tyre duke u munduar të hajë qepën i pari, këtë me qëllim të titullit të garës. Dhe në këtë garë të çuditshme u shpallën edhe fituesit e të dy kategorive. Këtë vit në kategorinë e grave, fituesja u shpall Leanne Wright, nga Gloucester, e në kategorinë e burrave, fitues doli Alex Navari.

Wright, pas fitimit të garës për ngrënien e qepës e para, për media tha se gara ishte mjaft e fuqishme, dhe se ngrënia e qepës së pazier nuk është aq ndjenjë e mirë, por ndihet mirë që e fitoi garën. Për Aleks, ky është viti i tretë që fiton këtë garë.

Gara me ngrënie të qepëve të paziera në Gloucestershire të Anglisë është bërë njëra prej pikave më të rëndësishme në festivalin Newent Onion, festival ky i vetmi në vend i cili kremton për rëndësinë e qepës./21Media