Garda iraniane: Raketat e shkrepura në Siri kanë goditur caqet

Raportohet se raketat e drejtuara drejt caqeve ekstremiste kanë goditur në vendin e dëshiruar

Garda revolucionare iraniane njoftoi sot se të gjitha gjashtë raketat balistike, të cilat kohë më parë janë shkrepur në pozitat e ekstremistëve të Shtetit Islam, kanë goditur caqet.

Zëdhënësi i Gardës revolucionare Ramazan Sharif deklaroi për AP se burime lokale dhe xhirimi i dronave kanë konfirmuar se raketat kanë goditur caqet./21Media

Back to top button