Parapremiera  priti njerëz të rëndësishëm nga industria e filmit, regjisorë, producentë dhe investitorë të fondacioneve të ndryshme

Parapremiera  priti njerëz të rëndësishëm nga industria e filmit, regjisorë, producentë dhe investitorë të fondacioneve të ndryshme

Filmi i metrazhit të shkurtër ”Gardhi” nga Lendita Zeqiraj pati parapremierën në Paris me datë 9 nëntor 2017 në Cinéma Le Méliès, – Montreuil e organizuar nga bashkëprodhuesi francez, Sacrebleu Productions.

Siç njoftohet, parapremiera priti në Paris njerëz të rëndësishëm nga industria e filmit, regjisorë, producentë dhe investitorë të fondacioneve të ndryshme, ku të pranishëm ishin edhe regjisorja, Lendita Zeqiraj dhe producenti, Bujar Kabashi.

”Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De Francedhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina./21Media