"Gardhi" film nga Lendita Zeqiraj

“Gardhi” film nga Lendita Zeqiraj

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj, është përzgjedhur të jetë pjesë e garës zyrtare të edicionit të 24-të të Palm Springs International Short Film Festival & Film Market, ku njëherit edhe do të ketë premierën botërore.

“Palm Springs International ShortFest & Film Market, mbahet prej 19 – 25 Qershor 2018, në Palm Springs, ndërsa shfaqja e parë e filmit ‘GARDHI’ me prezencë të autores, është planifikuar më datën 21 Qershor 2018.”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Palm Springs International ShortFest është festivali më i madh dhe më i rëndësishëm i filmit të shkurtër në Amerikën Veriore, me më shumë se 5 mijë aplikime çdo vit, nga 100 shtete të ndryshme të botës.

ShortFest njërit është edhe festival kualifikues për çmimet Oscar, BAFTA dhe Los Premios Goya, dhe deri tash ka prezentuar mbi 100 filma të shkurtër të cilët janë nominuar dhe/ose shpërblyer me çmimin Oscar.

Festivali po ashtu organizon të ashtuquajturin ShortFest Forum, me një varg panellesh, puntori dhe diskusione, të dizajnuara për filmbërës që t’ju ofrojnë njohuri të reja nga industria e filmit botëror.

“Gardhi” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës./21Media