Gardisti vrau gruan me armën e shërbimit

U arrestua 44 vjeçari

Një krim në familje ka tronditur kryeqytetin shqiptar këtë mëngjes (12 shkurt), ku një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, 36 – vjeçaren, Ervilma Seferi.

Menjëherë, policia dhe SHÇBA kanë vënë në pranga, gardistin 44 vjeçar, Alket Arapaj.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).  Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe”, sqaron policia e Tiranës në njoftimin zyrtar.

Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, raporton oranews.

Back to top button