Tërmetet s'kanë lidhje me vullkanin

Tërmetet s’kanë lidhje me vullkanin

Tërmetet e fundit në rajonin e Ohrit nuk janë si pasojë e aktivizimit të vullkanit në fshatin Kosel pasi vatrat geotermale nuk mund të konsiderohen vullkan. Drejtori i Institutit Seizmologjik Mihail Garevski sqaron se vullkane aktive në Maqedoni nuk ekzistojnë. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të mos krijojnë panik pasi tërmetet janë në magnitutë të ulet dhe nuk përbëjnë rrezik të madh për objektet ndërtimore dhe për njerëzit në këtë rajon, shkruan TV21.TV

“Ja qytetarët le të dëgjojnë, në Ballkan, posaçërisht në Maqedoni nuk ka vullkane aktive. Do të thotë që llavë nuk ka. Nëse do të kishte llavë atëherë do të kishim edhe vullkane aktive. Aktivitetet rreth fshatit Kosel, janë geo-termale dhe aktivizimi i tyre vjen si pasojë e lëvizjeve të pllakave tektonike”, u shpreh Mihail Garevski, drejtor i institutit seizmologjik./21Media