Garsija: Vetoja vendim i “papranueshëm”

Garsija: Vetoja vendim i “papranueshëm”

Pas vetos franceze për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zoran Zaev konvokoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, që “mundet plotësisht ta komplikojë çështjen” rreth Marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës  dhe të reflektohet ndaj implementimit të tij, vlerëson portali informativ i Brukselit “Euraktiv”.

Portali citon se pas deklaratës së Zaevit në intervistë për “Euronews”, në gjuhën greke se mundet pjesërisht të ngrihet zbatimi i disa dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, u pajtua liderja e Grupit të deputetëve të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, Irace Garsija, e cila u bëri thirrje politikanëve  “ta shpëtojnë” marrëveshjen.

Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ruhet”, deklaroi Garsija.

Ajo vlerëson se vetoja e presidentit francez Emmanuel Macron për fillim të negociatave me vendin dhe Shqipërinë paraqet vendim të “papranueshëm” dhe kërkoi nga liderët e BE-së ta ndryshojnë sa më shpejtë./TV21