Cahill duke e pritur sfidën

Cahill duke e pritur sfidën

Ish-qendërmbrojtësi i Anglisë dhe Chelseat, Gary Cahill është bashkuar me Crystal Palace në një marrëveshje dy-vjeçare.

33-vjeçari me përvojë është larguar nga Chelsea, këtë verë pas shtatë sezoneve e gjysmë me ‘blutë’.

Ai ka fituar shumë trofe me klubin, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë, dy tituj të Ligës Premier, dy kupa të Ligës së Evropës, dy Kupa FA dhe një Kupë e Ligës.

Cahill karrierën e ka filluar me Aston Villan, ku ka luajtur në huazim edhe te Burnley.

Ai ka bërë 61 paraqitje me Anglinë dhe 516 në total në nivel klubesh.

Unë jam i kënaqur që jam këtu, mendoj se është një mundësi e mirë për mua që të vazhdoj karrierën time në Ligën Premier dhe për të luajtur në një ekip të mirë, emocionues. Këtu janë disa lojtarë shumë interesantë, të talentuar. Unë jam duke pritur për sfidën”, ka thënë Cahill.