Gashi: Aktakuzat e para në Gjykatën Speciale tani më janë ngritur

” Kurti, qeveria e tij, dhe as Kuvendi i Kosovës nuk mund ta zhbëjnë Gjykaten Speciale”

Avokati i njohur Tomë Gashi ka pohuar se aktakuzat e para në Gjykatën Speciale tashmë janë ngritur.

“Nuk është aspak sinjal i mirë që Prokuroria të kërkoj nga Kryetarja e Gjykatës që të caktoj Gjyqtarë të procedures paraprake, sepese kjo i bije se një apo me tepër aktakuza janë të gatshme.”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Duke e konsideruar këtë si të dëmshme për Kosovën dhe UÇK-në, Gashi përmes një postimi të gjatë në Facebook ka thënë se fajin kryesor për formimin e kësaj Gjykate e kanë vet deputetët.

Ai tutje ka shkruar se kryeministri aktual, Albin Kurti, ndonëse ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale dhe nuk e ka votuar atë, tani nuk mund ta zhbëjë.

Sipas Gashit frika më e madhe është se Prokurorët e Gjykatës Speciale me vite kanë punuar për të mbledhur prova kundër ushtarëve të UÇK-së.

“Është edhe më keq me ligj nuk është parandaluar që të përdoren edhe provat e siguruara nga organet e ndjekjes në Serbi, siç janë Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi dhe organe të tjera, ndërsa është çështje tjetër, se sa këto mund të kenë kredibilitet -besueshmëri në Gjyaktën Speciale.”, ka shkruar ndër tjerash Gashi./21Media

Back to top button