Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për kohën e humbur për votimin e demarkacionit

Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për kohën e humbur për votimin e demarkacionit

Kreshnik Gashi nga BIRN, akuzoi deputetët, sidomos ata që dalin para kuvendit të Kosovës dhe nuk thonë asnjë fjalë e nuk mbajnë asnjë qëndrim, se a janë pro apo kundër demarkacionit, që siç tha ai duke treguar kështu një nivel zero të seriozitetit, ndaj qytetarëve e votuesve të tyre.

Një deputet i tillë nuk ka guxim që sot të tregojë se si do të votojë nesër, cila është kauza e tij për këtë temë, tha Gashi në Click, shkruan rtv21.tv.

Kjo sipas Gashit ndodh sepse janë duke u bërë pazare prapa dyerve, duke tentuar që me anë të qëndrimeve të luhatshme të fitojnë ndonjë votë, ndonjë tender apo ndonjë favor për vete, e në këtë mënyrë ai kushtëzon Qeverinë, Kuvendin e vendin me votën e tij pro ose kundër.

Ndryshe koalicioni qeverisës ende është në pritje për sigurimin e votave të nevojshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi./21Media