Familjarët morën raportin lidhur me vdekjen e Astrit Deharit

Familjarët morën raportin lidhur me vdekjen e Astrit Deharit

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka deklaruar se tani është detyrë e prokurorisë dhe e shtetit të Kosovës që të gjejë vrasësin e Astrit Deharit.

Ai ka deklaruar se pas pranimit të dy raporteve të përpiluara në gjuhën frënge shqipe nga Instituti Zviceran, lidhur me vdekjen e Astrit Deharit vërtetohet ajo që është ditur që nga dita e parë e vrasjes së Astrtit Deharit, se ai ishte vrarë në rrethana të pasqaruara deri tani në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Sipas Gashit, Dehari u vra vetëm pse ishte aktivist i VV-së.

“Është ditur se Astrit Dehari është varë vetëm për një arsyje se ka qenë aktivisistë i Lëvizjës VETËVENDOSJE! dhe është vrarë duke tentuar që ti merren deklarata vetëinkriminuese për diçka që kurrë nuk ka ndodhur, kinse për gjuajtjen e Parlamentit të Republikes se Kosoves, gje që kurrë nuk ka ndodhur nga ai dhe nga aktivistët e tjerë të Lëvizjës VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se tani është detyrë e Prokurorisë dhe e shtetit të Kosovës që të gjejë vrasësin e Astrit Deharit.

“Astrit Dehari është mbajtur për 78 ditë në Qendren e Parburgimit në Prizeren, dhe për këto ditë sa është mbajtur në paraburgim ai ansjëherë zyrtarisht nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria. Tani shteti duhet te kërkoj drejtësi për Astritin.!”, ka përfunduar Gashi.

Prindërit e Astrit Dehari, të shoqëruar nga avokati i tyre, Tomë Gashi, nga Prokuroria Themelore në Prizren sot morën raportin e ekspertizës të bërë nga Instituti Zviceran i Mjekësisë Ligjore rreth vdekjes së birit të tyre. Sipas konkluzioneve të para, babai i Astritit, Avni Dehari në një prononcim për media tha se bëhet fjalë për vrasje.

Raporti zviceran konstaton se Astrit Dehari dyshohet që është vrarë./21Media