Gashi: Familja Sopi padit Këshillin Gjyqësor me 25 milionë euro

Familjaret ishin mbajtur në paraburgim si të dyshuara për vrasjen e kryefamiljarit

Avokati Tomë Gashi ka dorëzuar sot në Këshillin Gjyqësor të Kosovës padinë për kompensim të dëmit prej 25 milionë euro, për viktimat e rastit në familjen Sopa nga Prishtina, të cilat ishin mbajtur në paraburgim si të dyshuara për vrasjen e kryefamiljarit.

Përmes një postimi, Toma ka thënë se ato ishin burgosur pa asnjë bazë ligjore dhe se ishte akuzë e qëllimshme.

“ORGANET E DREJTËSISË KOSOVARE CILËSOJNË VETËVRASJET SI VRASJE DHE VRASJET SI VETËVRASJE, VARËSISHT NGA POZITA QË KA VIKTIMA DHE INTERESAT POLITIKE…!!!

Kështu ndodhi në vitin 2013 me familjen Sopa nga Prishtina, ku pa asnjë bazë ligjore Teuta Sopa, Artinë Sopa dhe Erna Sopa u arrestuan, u mbajten në paraburgim për mbi 177 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ditë dhe u mbajten nën presion psikik për më tepër se 3 vite, respektivisht 1.411 ditë (një mijë e katërqind e njëbëdhjetë) deri në pushimin e hetimeve. Ato ishin viktima të sistemit, të paraburgosura për kinse vrasjen e babait të tyre, respektivisht bashkëshortit Hamdi Sopa-ish Zyrtar për Informim në Zyren e Kryeminitrit të atëhershëm të Kosovës. Akuzë tepër trishtuese, e qëllimshme dhe pa asnjë fakt.”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Sipas Gashit, kjo shumë për dikë mund të jetë tepër e lartë, por asnjë shumë e parave nuk mund t’i shërojë vuajtjet e shkaktuara qëllimisht ndaj familjes Sopa.

“Sot është dorëzuar padia për kompensim të dëmit kundër Republikës së Kosovës, respektivisht Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, me të cilën do të detyrohen që ti kompenzojnë vektimat e qëllimshme të sistemit të dirigjuar të drejtësisë në shumë prej mbi 25.000.000,00 Euro ( njëzetë e pesë milion euro). Dikujt ndoshta mund ti duket e tepruar shuma e kërkuar si kompenzim për vujatje shpirtërore, dëmtim të prestigjit dhe të tjera,por kushdo që mendon kështu le ta paramendoj trishtiminin e këtillë…” se janë duke e arrestuar atë me motren apo vllaun dhe nënën për kinse vrasjen e babait”. …!!! Asnjë shumë e parave nuk mund ti shërojë vujatjet e shkaktuara qëllimisht ndaj familjës Sopa.”, ka shkruar ai.

Në fund ka theksuar se kjo është bërë qëllimshëm për t’u mbuluar vrasja e ish-drejtorit të AKP-së, Dino Hasanajt.

“Ndoshta kjo është bërë që të mbulohet një krim i mëhershëm i sistemit të derigjuar jurdik, që vrasja e ish drejtorit të AKP-së ( Agjencionit Kosovar të Privatizimit) Dino Hasanaj në vitin 2012 të duket në opinion si vetërasje.!”, ka shkruar ai më tej.

Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur më 29 janar të vitit 2013, në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit, duke rënë nga kati i nëntë i ballkonit të tij. Por, para se të hidhej, ai kishte marrë në trup tri goditje me thikë në pjesën e përparme të trupit. Hetuesit kanë gjetur thikën nën lavatriqe në banjë dhe gjurmët e gjakut kah ka ecur i ndjeri./21Media

Back to top button