Gashi: ”Fillimi i ri” është dalja e PDK-së në opozitë

Sipas Gashit PDK asnjëherë nuk ka fituar në vend

Ish deputeti i LDK-së, Arben Gashi ishte i ftuar sonte në emisionin e përjavshëm ”Kojshia Show”, me të cilin u diskutua për gjendjen politike në vend.

Duke folur për koalicionet e fundit, Gashi tha se PDK-ja si duket nuk dëshiron të largohet nga pushteti, pasiqë e ka parë që ka avantazhe, nga të cilat nuk dëshirojnë të heqin dorë.

I pyetur se a është e vërtetë që kanë votur edhe të vdekurit dhe se a e pranon Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër?, Gashi tha është e vërtetë  që në zgjedhjet e kaluara kanë votuar më shumë se që kanë qenë, derisa për Hotin tha se e përkrahë dhe mendon që është zgjedhje e mirë, shkruan rtv21.tv

I pyetur për slloganin ”Fillimi i ri”, Gashi tha se fillimi i ri është dalja e PDK-së në opozitë. Ai ndër të tjera tha se PDK kurrë nuk ka fituar në Kosovë, por ka humbë LDK-ja, me ç’rast ceku vitin 2007 kur u nda LDK-ja edhe në LDD.

Ai në fund tha se duhet që të angazhohen që Kosova të jetë vend më i mirë, që ta bëjnë atë më të mirë./21Media

Back to top button