Gashi nuk di të ndalet

Gashi nuk di të ndalet

Muajin shtator reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, publikoi albumin e tij të parë të titulluar “GASHI”.

Në të përfshihen gjithsej 16 këngë, pjesë e të cilit janë edhe disa bashkëpunime me emra të suksesshëm të tregut ndërkombëtar, si kënga “Safety”, që e solli së fundmi me DJ Snake.

Gashi duket se ka nisur punën për një tjetër projekt tjetër këtë e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, shkruan rtv21.tv

“MR. Ferrari”, titullohet projekti i ri i reperit për të cilin ka bashkëpunuar me producentët e famshëm botëror, Stargate, në shtëpinë diskografike “RCA Records”.

 

View this post on Instagram

 

Mr. Ferrari Prod by @stargatemusic 🔥😱

A post shared by GASHi (@gashi) on

 Kujtojmë se, gjatë verës reperi mori pjesë në festivalin ndërkombëtar “Sunny Hill” në Kosovë. Vallëzimi i tij bashkë me Dua Lipën në këtë festival nën ritmin e këngës shqipe “Shota” bëri bujë të madhe si dhe u mirëprit shumë mirë nga publiku. /21Media