Gashi: Mos realizimi i sigurimit jetësor të policëve nuk është i rastësishëm

“Njerëzit në politikë do të kishin më shumë probleme nëse Policia e Kosovës do të kishin sigurim jetësor”

Kreshnik Gashi nga BIRN ishte i ftuar në emisionin “Click” të RTV 21 që u diskutua rreth ngjarjes së sotme në Istog ku mbetën të vrarë dy persona, polici Izet Demaj dhe një grabitës.

Gashi deklaroi që mos realizimi i sigurimit jetësor të policëve nuk është i rastësishëm. “Paramendojeni, punëtorët e Trepçës kanë sigurim jetësor, policët e Kosovës nuk kanë. Sepse shteti i Kosovës nuk i ka një shumë prej 3-4 milionë eurove me i nda secilit polic me ia garantu sigurimin jetësor. Në rast se ai hup një aftësi me marrë një dëmshpërblim, në rast se ai vritet familja e tij me marrë një dëmshpërblim. Nuk është jo e rastësishme kjo punë, për shkak se në momentin kur policët kanë sigurimin jetësor e kanë një element shumë të rëndësishëm në jetën e tyre. Për policin është shumë e rëndësishme me ditë ku po e len familjen dhe në çfarë gjendje po e lenë familjen.”, u shpreh Gashi.

Gashi tha gjithashtu që nëse do të kishte një sigurim jetësor për Policinë e Kosovës, njerëzit në politik do të kishin pasur më shumë probleme. Sipas tij kjo do të ndodhte për shkak se disa njësi do të tentonin të bënin karrierë dhe do të ishin shkuar një hap më tutje, do të kishin pasur disa arrestime, pasi që nuk do të ishin frikësuar më prej tyre si dhe nuk do të ishin brengosur se ku po e lënë familjen e tyre./21Media

Back to top button