Sonte në emisionin "Debat Pernime" u diskutua për sundimin e ligjit

Sonte në emisionin “Debat Pernime” u diskutua për sundimin e ligjit

Lidhur me premtimet e përfaqësuesve të partive politike në emisionin “Debat Pernime”, gazetari, Kreshnik Gashi, tha se nuk kishin zgjidhje për drejtësinë.

“Ajo që e dalloi debatin është fakti që kur u thelluan në esencë në problemet e drejtësisë dhe në premtimet e të ardhmes të cilat ish dasht me qenë për katër vitet e ardhshme përfaqësuesit e partive politike nuk kishin zgjidhje”, tha Gashi në emisionin “Click” të RTV21.

Ai tha se e gjithë kjo fushatë nga ka shoqëruar me një lloj akuze të madhe për sistemin e drejtësisë, por siç tha ai pa prodhuar zgjidhje për sistemin e drejtësisë.

“Kemi pa premtime të cilat thonë që kanë me na garantu një sistem të drejtësisë që ka me qenë mirë i buxhetum, por kur futesh në programet e partive politike dhe kërkon zgjidhje se sa janë milionat dhe në cilat vende kanë me shku këto miliona nuk ka përgjigje”, tha Gashi.

Emisioni debatues “Debat Pernime” transmetohet drejtpërdrejt në RTV21 dhenë Facebook të kallxo.com./21Media