Kënga e re nga Gashi

Kënga e re nga Gashi

Në mesin e emrave shqiptarë që karrierën e tyre e kanë ndërtuar dhe e vazhdojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është edhe reperi Labinot Gashi, i cili njihet më mirë si G4shi.

Reperi ka publikuar sot këngën e re të titulluar “Mr. Ferrari”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip, shkruan rtv21.tv

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Gashi ka bërë të ditur se tekstin e kësaj këngë e ka shkruar ku ishte dashuruar në personin e gabuar.

“Kjo këngë u bë kur u dashurova me një person të gabuar …. prindërit e saj nuk do të na linin të ishim bashkë për shkak të mungesës së parave në xhepat e mia…. Shkova në dasmën e saj me një Ferrari me qira kur bëra marrëveshjen e parë,  por u ndjeva aq mirë kur ata më shikonin që largohesha sepse unë mbaj inati”, ka shkruar reperi në Instagram./21Media