Gashi: Remi, Lushtaku dhe Mehmeti mund të gjykohen për raste tjera të supozuara

Në “Click” u diskutua për ftesat nga Prokuroria Speciale për ish pjestarët e UÇK-së

Prokuroria Speciale ka dërguar ftesë për intervistim për ish pjesëtarët e UÇK-së, Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku dhe Nazif Mehmeti.

Duke marrë parasysh faktin se të njëjtit gjykuar për krime lufte, avokati Tomë Gashi në emisionin “Click” në RTV 21 tha se në rast që këta nga Gjykata Speciale janë ftuar si të dyshimtë mund të gjykohen për krime të tjera të supozuara por jo për ato që janë mbyllur, përcjell rtv21.tv.

“Me ligj për Gjykatën Speciale nuk është e parapraë që dikush të gjykohet dy herë për rastin e njëjtë pa marrë parasysh a është liruar apo dënuar dhe Remi, Sami Lushtaku, Nazif Mehmeti kanë kaluar në proceduara për raste të ngjashme rastet e tyre janë mbyllur hermetikisht dhe nuk mund të rihapen në Gjykatën Speciale, por personat e njëjtë mund të ndiqen për krime të supozuara të tjera”, tha ndër tjerash Gashi.

Ai tutje sqaroi se kjo vlen edhe për personat që kanë qenë të akuzuar nga Tribunali i Hagës, sipas Gashit në Gjykatën Speciale mund të ftohen të njëjtit, por jo për raste të cilat janë mbyllur aty./21Media

Back to top button