Sipas Gashit, dashuria e Tolgahanit për Kosovën është mundësi e re për ne

Sipas Gashit, dashuria e Tolgahanit për Kosovën është mundësi e re për ne

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman është duke qëndruar për vizitë në Kosovë. Ai gjatë kësaj vizite u takua me ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashin, shkruan rtv21.tv

Me këtë rast Gashi në Facebook publikoi disa fotografi nga takmi si dhe tregoi se ata biseduan me theks të veçantë në fushën e kinematografisë.

Gashi theksoi se Kosova para pak kohësh ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës me Republikën e Turqisë dhe se tani është mundësia që ta jetësojmë me projekte konkrete duke përfshirë edhe aktorin Tolgahan.

Në fund Gashi tha se përvoja dhe emri i njohur i Tolgahanit si dhe dashuria e tij për vendin tonë është mundësi e re për ne.

Tolgahan Sayisman në Kosovë ka ardhur bashkë me guran e tij modelen e njohur Shqiptare, Alemda Abazin, e cila gjithashtu mori pjesë në këtë takim. /21Media