Gashi: Taksa ndaj Serbisë është taksë jo ekonomike

Dita e dytë e samitit të guvernatorëve të bankave në Mal të Zi

Në ditën e dytë të Samitit të guvernatorëve të bankave, të ministrive të financave dhe administratave tatimore të rajonit, u diskutua edhe për taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Në kohën për pyetje të audiencës, një biznismene nga Serbia pyeti zëvendësministrin e financave të Kosovës, Fatmir Gashin lidhur me vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Më konkretisht pyetja ishte në lidhje me qëndrimin e tij për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Zëvendësministëri i Financave,  Gashi tha se taksa nuk ka pas ndikim në buxhet por, vetëm në strukturë të importit.

Taksa ndaj Serbisë është taksë jo ekonomike nuk është logjikë ekonomike por politike. Nëse dy shtetet nuk pranojnë asnjë dokument të shtetit të Kosovës, nuk pranojnë me dalë me targa, nuk pranojne vulen doganore, e ka shtyer qeverinë e Kosovës që me marrë atë vendim. Është vendim tipik politik. Në buxhet nuk ka pas ndikim vetëm në strukturë të importit. Pajtim politik duhet me pas, ky ëshë qëndrimi im, i gjithë rajoni të ketë pajtim politik që t’i hapim rrugë investimeve”, deklaroi Gashi.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme është mbajtur dita e parë e këtij samiti. Temë e këtij samiti është “Stabiliteti financiar dhe monetar në rrethanat e rritjes së ngadalësuar në eurozonë”./21Media 

Back to top button