Sukseset dhe sfidat e kulturës në Kosovë gjatë vitit 2018

Loading...

Sukseset dhe sfidat e kulturës në Kosovë gjatë vitit 2018

Viti 2018 për kulturën në Kosovë u karakterizua me sfida e suksese të shumta, me probleme të cilat u bartën nga viti në vit. Këto probleme duket se do të barten edhe në vitin 2019. Në një intervistë për RTV21 ministri i kulturës, Kujtim Gashi, vitin 2018 e konsideroi si vitin më të suksesshëm që nga paslufta, përderisa bëri të ditur se viti 2019 do të jetë një vit po kaq i suksesshëm. Ai   paralajmëroi vendosjen e gurthemelit të Teatrit të Operës dhe Baletit si dhe seleksionimin e një filmi kosovar në një nga festivalet më prestigjioze të kinematografisë në Evropë./21Media