Gashi  ka thënë se i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për plotësimin e të gjitha kritereve për pranimin e Kosovës në UNESCO

Gashi  ka thënë se i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për plotësimin e të gjitha kritereve për pranimin e Kosovës në UNESCO

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka thënë se në vitin 2018 synon që Departamentin e Kulturës ta zhvendos në Prizren, derisa sukses të madh të udhëheqjes së tij e sheh vendosjen e lokacionit për ndërtimin e stadiumit nacional.

Gashi për Kp ka deklaruar se brenda 90 ditëve të udhëheqjes së tij ka arritur ta stabilizojë gjendjen financiare në këtë ministri, duke e shpëtuar buxhetin nga suficiti.

Po ashtu tha se me udhëheqjen e tij në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kosova është kthyer prapë në ngjarjen kulturore në Venedik.

Ai sukses të madh e ka konsideruar vendimin e lokacionit për ndërtimin e stadiumit nacional duke bërë të ditur se janë në procedurat e shpalljes së fizibilitetit.

Gashi tha se për ndërtimin e këtij projekti ka kërkuar një kredi të butë nga Qeveria hungareze.

Gashi si prioritet për vitin 2018 ka zhvendosjen e departamentit të trashëgimisë kulturore dhe atë të kulturës në Prizren për shkak të karakteristikave historike që ka qyteti.

Vitin 2018 e sheh si vit të trashëgimisë kulturore për shkak restaurimeve të shumë monumenteve historike.

Sipas tij nga buxheti i kësaj Ministrie ka ndarë mjete shtesë me vlerë prej mbi 1 milionë euro për fushën e trashëgimisë kulturore.

Suksese tjetër për këto 90 ditë të udhëheqje në këtë Ministri, Gashi e ka konsideruar edhe finalizimin e rregullores për krijuesit dhe performuesit , e cila parashihen ngritje të pagave për ta.

Mes tjerash Gashi  ka thënë se i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për plotësimin e të gjitha kritereve për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Sipas tij, pranimi i Kosovës në UNESCO do e ndihmonte financiarisht trashëgiminë kulturore në vend dhe do të ishte mundësi e artë për prezantimin e trashëgimisë kulturore e cila do të ndikonte pastaj në zhvillim ekonomik dhe zhvillimin e turizmit./21Media